Vendosni fjalën kyçe....

Rritën numrat, 18 viktima e 1075 raste të reja me Covid-19 në vend


18 pacientë kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç.

Së fundmi janë bërë 3901 testime nga të cilat kanë dalë 1075 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në spitalet covid në Tiranë e qytete të tjera po trajtohen 585 pacientë nga të cilët 37 janë në terapi intensive me 12 të intubuar.

Në njoftimin e ministrisë pasqyrohet edhe procesi i vaksinimit.

Në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve janë bërë sot 612 vaksinime anti-Covid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina anti-Covid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *