Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari amerikan uron Kosovën: Njohja reciproke me Serbinë kërkon gatishmëri për kompromis nga dy palët


Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, ka thënë sot se njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë kërkon gatishmërinë për kompromis nga të dyja palët.

Në mesazhin dërguar Kosovës në përvjetorin e 13-të të pavarësisë, zyrtari i lartë amerikan theksoi se SHBA-ja do vijojë të jetë në krah të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në NATO e BE.

“Në emër të Qeverisë së SHBA-së, dua ta uroj Kosovën pasi feston përvjetorin e 13-të si shtet sovran dhe i pavarur. SHBA-ja është krenare në rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetjen e Republikës së Kosovës të pavarur, për t’u zhvilluar në një vend multi-etnik, gjithëpërfshirës dhe demokratik. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhme më të begatshme, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ne përgëzojmë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin dhe përshëndesim përpjekjet tuaja për të normalizuara marrëdhëniet me Serbinë. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. SHBA-ja vlerëson lidhjen e fortë mes njerëzve tanë dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. I uroj siguri dhe shëndet të mirë njerëzve të Kosovës, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për të tejkaluar sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19.” – shkruhet në letrën e urimit të Sekretarit Blinken.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *