Një ofertues misterioz është futur në një ankand për të blerë një skulpturë të frikshme argjendi që shkaktoi terror në qytetin rus Novovoronezh, ku u ngrit.
Monumenti për një vajzë të quajtur Alenka, të cilën legjenda lokale e mban si themeluesen e fshatit që më vonë u kthye në Novovoronezh, u shit në mesjavë për një çmim prej 35.500 dollarësh amerikanë. Shitësi thuhet se planifikon të dhurojë të ardhurat për bamirësi.
Statuja u hoq nga autoritetet vetëm disa ditë pasi u zbulua në një ceremoni nga kryetari i bashkisë së qytetit. Një përdorues i mediave sociale shkroi se duket më shumë ‘si një monument kushtuar viktimave të Covid-19’.
Të tjerët thanë se ajo ngjante më shumë me këngëtarin e muzikës rock Marilyn Manson ose një aktoren ‘Angelina Jolie në versionin zombie’.
Senatori për rajonin, Alexey Pushkov, tha se qytetarë të shumtë kishin kërkuar heqjen e statujës duke thënë se ajo ishte e frikshme.