Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: “Planeti Nëntë” nuk ekziston, orbitat e pazakonta mund të jenë një iluzion

Mbase nuk një planet të nëntë në sistemin tonë diellor, pretendojnë astronomët pas një studimi i cili zbuloi se orbitat e pazakonta të përdorura për të parashikuar ekzistencën e tij ‘mund të jenë një iluzion’.

Ekspertët nga Universiteti i Miçiganit ekzaminuan rezultatet e një numri studimesh të sistemit diellor për të kërkuar prova të planetit për të cilin është përfolur aq gjatë, shkruan Daily Mail.

Teoria se në sistemin tonë diellor kishte një planet të Nëntë filloi të përhapet në vitin 2016 pasi astronomët e Institutit të Teknologjisë të Kalifornisë, e lidhën grumbullimin e çuditshëm të objekteve brenda dhe përtej orbitës së Neptunit me një planet të madh në buzë të sistemit diellor.

Ky planet, i quajtur Planeti Nëntë, thuhej se është deri në dhjetë herë më i madh se Toka dhe 400 herë më larg nga Dielli se sa Toka – por asnjë provë e ekzistencës së tij nuk është gjetur.

Astronomët Konstantin Batygin dhe Michael Brown ishin të parët që propozuan idenë e ‘Planetit Nëntë’ duke ndryshuar orbitat e ENTO-s në vitin 2016.

Ata panë se një grup objektesh të akullta në skajet e sistemit diellor kishin orbita të çrregullta.

Ata sugjeronin që orbitat e këtyre objekteve të akullta – të ashtuquajturat objekte Trans-Neptunian (ENTO-s), u devijuan nga tërheqja gravitacionale e një planeti të nëntë në sistemin diellor.

Objektet kishin orbita eliptike që u vunë në të njëjtin drejtim dhe u devijuan 30 gradë “poshtë” krahasuar me nivelin në të cilin planetet rrotullohen rreth diellit.

Që nga viti 2016, një sërë studimesh të tjera kanë gjetur më shumë nga këto objekte të largëta dhe duke i kombinuar ato për këtë studim të ri, studiuesit e Miçiganit nuk gjetën prova të ndonjë grumbullimi midis ETNO-ve, gjë që hedh idenë se një objekt i madh mund ta shkaktojë këtë, pasi ai nuk ekziston.

Secila prej atyre kërkimeve kishte një qëllim të ndryshëm në mendje dhe njëanshmëri të ndryshme të përzgjedhjes – kështu që ekipi i Miçiganit, i udhëhequr nga fizikanti Kevin Napier, duhej të jepte llogari për këtë. Napier nuk përjashtoi mundësinë që një planet i nëntë i madh ekziston brenda sistemit diellor, vetëm se ekzistenca e tij nuk mund të nxirret vetëm nga të dhënat e ETNO-s.

Ai tha se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të konfirmuar ose përjashtuar ekzistencën e tij. Gjetjet e studimit të ri janë publikuar në faqen arXiv.org.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *