Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet autobusi me turistë nga Kosova në Malin e Zi


Autobusi me turistë-skiatorë nga Kosova shtë sulmuar me gurë në Berane. Ata të kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka ndër të tjera ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë nga Kosova që shkojnë atje për skijim.

Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, citon Gazeta Express.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *