Kosova ka raportuar pesë viktima lidhur me Covid-19 së fundmi.
Për sa u përket rasteve të reja, nga 3196 analiza të kryera janë gjetur 285 raste të reja me koronavirus.
Deri tani Prishtina zyrtare njofton zyrtarisht 1558 raste vdekjeje lidhur me Covid-19.
Ditët e fundit në Kosovë janë rritur shifrat e vdekjeve dhe rasteve të reja pas javësh të tëra me numra të ulët.