Vendosni fjalën kyçe....

A do largohesh nëse humb pas 25 prillit? Rama: Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain… por nuk e diskutoj fitoren


Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në televizionin lokal “One TV Vlora” nga ku foli për ambiciet e tij duke mos pranuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur se kujt do t’i drejtohej për koalicion pas 25 Prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh:

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë”, tha Rama, ndërsa shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Kryeministri u pyet edhe nëse do të dorëhiqet si kryetar i PS pas 25 Prillit nëse nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *