Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Elbasan në ish-kombinatin Metalurgjik.
Shpërthimet ishin të njëpasnjëshme dhe u ndodhën në segmentin e pak minutave nga njëra tjetrën.
Shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes, raporton News 24. Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.
Incidente të tilla në zonën industriale të ish Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Pas incidentit në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.