Vendosni fjalën kyçe....

Hetohet nga SPAK-u zyrtari i lartë i burgjeve, takoi dëshmitarin që rrëfeu ekzekutimet e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut


Një zyrtar i lartë i Burgjeve është vënë nën hetim nga SPAK-u.

Ai ka zhvilluar një takim në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë me të dënuarin, Luftar Reçi, i cili ka statusin e të penduarit të drejtësisë.

Reçi ka dëshmuar më herët lidhur me ekzekutimet e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut në vtin 2005 duke treguar dinamikën e krimeve si dhe emrat e përfshirë.

Emri i zyrtarit u zbulua nga një hetim i prokurorisë së Tiranës, e cila çeli një dosje mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga shërbimi i kontrollit të brendshëm në Burgje, për sende të paligjshme që ishin zbuluar në institucionin e vuajtjes së dënimit, shkruan BW.

Sipas prokurorisë së Tiranës, një nga drejtuesit e njërit prej burgjeve të rëndësishme në vend ka shkuar në Korçë ku për 20 minuta është takuar me reçin rreth dy muaj më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *