Vendosni fjalën kyçe....

Majlinda Kelmendi kualifikohet në gjysmëfinalet e turneut të rëndësishëm


Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, është kualifikuar në gjysmëfinalen e veprimtarisë që po zhvillohet në Izrael.

Në peshën deri në 52 kilogramë, Kelmendi ka mposhtur xhudisten nga Rusia, Alenyz Kuznetsova.

Në Grand Slamin e Tel Avivit, sportistja nga Kosova i ka fituar të dyja ndeshjet para kohe dhe tashmë e sheh veten në gjysmëfinalet e turneut.

Në këtë veprimtari, Kosova përfaqësohet edhe nga sportistët Akil Gjakova e Laura Fazliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *