Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr foto nga spitali i Elbasanit para 7 vitesh: Të kishte sulmuar atëhere virusi do ishte bërë qameti


Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes disa foto nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, që sipas tij tregojnë gjendjen në të cilën ky spital ndodhej para 7 vitesh ndërsa bëhet edhe krahasimi me atë që është sot.

Rama shprehet se kjo është një tjetër arsye, se pse atij i duhet mandati i tretë qeverisë më 25 prill.

Kryeministri u drejtohet qytetarëve duke u thënë se nëse pandemia do kishte rënë 7 vjet më parë, do ishte bërë “qameti”.

 “Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?
Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin, por vazhdon avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!
Prandaj na duhet Mandati i Tretë.”– shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *