Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën: Ka kohë që nuk është më president, përdor postin për t’i bërë favore gruas


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, pasi atje nis procesi i vaksinimit.

Në një dalje për mediet nga ky qytet, kryeministri sulmoi presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po shpërdoron detyrën për t’i bërë favore partisë që drejtohet nga gruaja e tij.

 “Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjeshtë një shpërdorues i detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.

E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, shkon lart e poshtë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës. Takon njerëz mesa duket jo aq shumë dhe i duket e zbrazur komplet Shqipëria sepse shumë pak njerëz besojnë tek LSI-ja. Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket si katastrofë.”– tha Rama.

Ndërkohë lidhur me vaksinimin, Rama tha se do të mbarojë së shpejti vaksinimi në shtëpitë e të moshuarve. Ai shtoi se të dielën do të nisë procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80-vjeç që janë personalitete.

Rama tha gjithashtu se brenda muajit Mars do të mbërrijnë 40 mijë doza të vaksinës së Pfizer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *