Aplikacioni i mediave sociale Parler është rikthyer në internet pasi u nxorr nga serverat e Shërbimeve të Internetit të Amazon muajin e kaluar pas trazirave në Kapitol, pasi u akuzua për lejimin e kërcënimeve të dhunës që të shpërndaheshin në platformë.
“Ne nuk do e mbyllim gojën dhe nuk do e lejojë që të na bllokojnë. Mirësevini përsëri në Parler.” – lexohet në një postim në llogarinë e vetë platformës pasi CEO-ja i përkohshëm i saj, Mark Meckler, konfirmoi më herët gjatë javës se tani po funksionon përmes një serveri të ri.
Disa nga 20 milionë përdoruesit e faqes tashmë janë futur në rrjet, me pjesën tjetër që pritet të kenë përsëri qasje nga e hëna që vjen, tha ai. Përdoruesit e rinj duhet të jenë në gjendje të bashkohen brenda javës së ardhshme, konfirmoi Meckler.
“Kur Parler doli offline në janar nga ata që dëshironin të heshtnin dhjetëra miliona amerikanë, ekipi ynë u bashkua, i vendosur për të mbajtur premtimin tonë ndaj komunitetit tonë shumë të angazhuar se do të ktheheshim më të fortë se kurrë.” – tha ai në një deklaratë.
Drejtori i Përgjithshëm shtoi se ai ishte ‘i entuziazmuar’ kur pa kthimin e ‘platformës kryesore të mediave sociale kushtuar fjalës së lirë, privatësisë dhe dialogut civil’.
Parler me bazë në SHBA u themelua në vitin 2018 dhe tërhoqi shpejt miliona përdorues për shkak të rregullave të saj më pak kufizuese të përmbajtjes, krahasuar me platformat e tjera të mediave sociale si Facebook dhe Twitter, të cilat janë kritikuar për censurimin e përdoruesve dhe zbatimin e kufizimeve të tyre rastësisht.