Një person është plagosur në Shkodër pas një sherri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë’ ndërsa i lënduar ka mbetur 30-vjeçari Kujtim Binaku.
Ai është goditur në fytyrë me qytën e pistoletës dhe është dërguar në spital.
Policia ka nisur aksionin për kapjen e autorit të dyshuar.