Mali Etna, vullkani antik i vendosur në Siçili, Itali, u filmua të hënën duke hedhur llavë flakëruese në qiell.
Në një video të siguruar nga agjencia video e RT Ruptly, llava me ngjyrë portokalli të errët mund të shihet duke dalë me vrull nga maja e malit Etna dhe duke hedhur anash copëzat e saj.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili vëzhgon vullkanin, shpërthimi erdhi nga krateri në jug-lindje.
Lëkundjet vullkanike filluan të rriteshin në orët e para të së hënës përpara se një rritje më e konsiderueshme të regjistrohej pasdite rreth orës 4 pasdite, raportuan lajmet lokale. Që atëherë, instituti i vëzhgimit raportoi një ulje graduale të aktivitetit shpërthyes.
Shpërthimet e mëparshme gjatë viteve kanë shkatërruar teleferikë e fshatra të tëra si dhe kanë plagosur persona.
Etna është vullkani më aktiv i Evropës dhe është regjistruar duke shpërthyer shpesh gjatë muajve të fundit.