Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me bombë në zinxhirin e supermarketeve në Gjermani, plagosen tre punonjësit (PAMJET)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të mërkurën në ndërtesën e një kompania në Gjermaninë Jugperëndimore. “Deutsche Welle” shkruan se tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit, në ndërtesën që i përkiste zinxhirit të supermarketeve “Lidl” në qytetin Neckarsulm.

“Shpërthimi u shkaktua nga një bombë ose në një letër ose në një pako të vogël.”- i tha DW-së një zëdhënës i forcës policore lokale në Heilbronn aty pranë.

Rreth 100 njerëz u evakuuan.

“Ne jemi të tronditur thellë nga incidenti dhe u urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë kolegëve tanë.”- lexohet në një deklaratë të kompanisë.

Policia thotë se është në kërkim të autorit apo të autorëve.

Ky është shpërthimi i dytë i ngjashëm që ndodh brenda dy ditëve në Gjermani. Të martën, ndodhi një shpërthim në fabrikën e prodhimit të pijeve ADM Wild në Eppelheim, në kufi me qytetin e Heidelberg.

Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një bombë me pako.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *