Kandidati i Nismës Thurje për Tiranën, Pano Soko në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus tregoi objektivin e kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit.
Soko tha se Nisma Thurje synon 71 deputetë dhe marrjen e qeverisë.
“71 deputetë, duam të bëjmë qeveri, sepse të gjitha ato që kemi në mendje jemi të sigurt se nuk do t’i shkojnë për shtat asnjë prej këtyre palëve dhe do t’i bëjmë vetëm nëse ne marrim qeverinë”-tha Soko.
Nëse objektivi nuk arrihet dhe Nisma Thurje hyn në parlament do jetë opozitë dhe patericë e askujt, tha më tej Soko.
“Asnjë patericë për asnjë forcë politike. Në opozitë deri sa njerëzit të na besojnë drejtimin e vendit. Paterica për njërin apo tjetrin nuk bëhemi”-tha Soko.