Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj turistëve nga Kosova, Prishtina notë verbale Malit të Zi


Kosova i ka çuar notë verbale autoriteteve të Malit të Zi pas sulmit të një autobusi me turistë nga Kosova në këtë vend. Nota verbale u është dërguar autoriteteve malazeze nga ambasada e Kosovës në Podgoricë.

Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Haradinaj-Stublla ka dënuar sulmin e u ka bërë thirrje autoriteteve malazeze që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Si rajon ne jemi përcaktuar për integrim euro-atlantik dhe Kosova nuk do të lejojë asnjë zbrazëti për minim të kësaj përpjekjeje nga lufta hibride që po bëhet ndaj shteteve anëtare dhe aleatëve të NATO-s në Ballkanin Perendimor.”, është shprehur kryediplomatja e Kosovës. I bëj thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara mes vendeve tona në vitet e fundit, duke marrë parasysh edhe rolin e rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.” – tha ndër të tjera Haradinaj-Stublla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *