Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me gurë autobusi me turistë kosovarë në Mal të Zi (FOTO)


Sulmohet me gurë një autobus me turistë kosovarë në afërsi të urës së Limit, në Berane të Malit të Zi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës që shënoi dhe 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dhe shoferi i autobusit e ka denoncuar rastin në policinë e Rozhajës.

Nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa policia malazeze e mohon që ky të ketë qenë një sulm i organizuar.

 “Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar.”– tha policia malazeze.

Semir Kardovic, i cili është konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, thotë në një postim në Facebook se ngjarja e sotme ia kujton vitet ‘90-të, ndërsa bën të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.

Kardoviç thotë se kjo nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që shkojnë atje për skijim.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë.”- shkruan Kardovic.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *