Vendosni fjalën kyçe....

Thyerja e heshtjes zgjedhore në Kosovë, gjoba më shumë se 200 mijë euro ndaj partive kryesore


Më shumë se 200 mijë euro gjoba u janë vënë partive politike në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në mbledhjen e sotme, ku janë shqyrtuar 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individë, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, shkruan Lajmi.

Subjekteve politike u janë dhënë gjoba si më poshtë vijon.

PDK-ja është ndëshkuar me 66,100 euro gjobë;

AAK-ja është ndëshkuar me 52,750 euro gjobë;

LVV-ja është ndëshkuar me 44,700 euro gjobë;

LDK-ja është ndëshkuar me 28,600 euro gjobë;

NISMA është ndëshkuar me 22,000 euro gjobë;

Lista Srpska është ndëshkuar me 2,200 euro gjobë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *