Presidenti Ilir Meta në intervistën për Ora News kritikoi qasjen e qeverisë për të vaksinuar më parë personalitetet e moshuar.
Meta tha se në këtë situatë nuk duhen bërë diferencime klasore.
“Nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore, pasi askush nuk e ka këtë të drejtë. Të gjithë qytetarët janë të barabartë, sidomos kur bëhet fjalë për jetën dhe për shëndetin e tyre.
Të gjithë duhet të trajtohen si të tillë. Natyrisht, janë disa fasha që janë më të rëndësishme, siç janë mjekët, sanitarët, personeli që ndeshet me këtë sfidë, mosha e tretë, që mund të rezultojë më problematike, invalidët apo persona të tjerë, por çdo diferencim tjetër pastaj ngjan si klasor”-deklaroi Meta..