19 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç.
Për sa i përket rasteve të reja nga 3848 testime të kryera janë gjetur 1071 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në katër spitalet covid në Tiranë e spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, nga të cilët 41 janë në terapi intensive me 12 të intubuar.
Për sa u përket të vaksinuarve, sipas ministrisë deri tani janë vaksinuar 1128 persona në mbarë vendin.