Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Vlorës, kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS-së Damian Gjiknuri kanë vijuar me sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.
Si fillim Gjiknuri, i bëri thirrje presidentit Meta që të vijë në Vlorë kur të bëhen inaugurimet e rrugës së Selenicës dhe Radhimë-Orikum. Një projekt për të cilin ka patur debate mes presidentit dhe qeverisë.
Gjiknuri tha se është e turpshme që presidenti të futet fshehurazi në Vlorë për politikë.
“Ne nuk jemi perfekt, nuk kemi realizime, por ne jemi më të mirët dhe qëndrojmë më të mirët. Ajo që është bërë në Vlorë, nuk ka koment. Kemi thënë në fushatën e parë para katër viteve që Vlorën do e bëjmë qytetin e dytë e pas Tiranës, e cilësuan si utopi, por tani është realitet sepse Vlora është thyer në një brand.
Kushdo tjetër mund të ketë folur dhe flasë për Vlorën patriotike dhe historike. Vlora ka histori, por vëmendje nuk i është kushtuar nga qeveritë e tjera. Ju pëlqen apo jo e vërteta kjo është,
Rama ka bërë realitet ndryshimin në Vlorë. A i kemi bëre të gjitha? Po ne prandaj duam të nisim punët që kemi nisur. Ne kemi paratë për rrugën Radhimë-Orikum, por edhe për rrugën e Selenicës, janë gjetur lekët. I bëj thirrje kryebashkiakut të Selenicës të ftojë presidentin e republikës, të mos vijë fshehurazi Vlorë, por bashkë të inaugurojmë punimet. Nëse bëhet vepra, atëherë hajde sepse kështu e ka burrërinë Vlonjati, nëse vjen fshehurazi për politikë turp t’i vijë.”– tha Gjiknuri.
Me sulmet kundër presidentit vijoi më pas edhe Rama pas një pyetjete nga një zotëri në moshë, lidhur me ndërtimin e kësaj rruge. Ai përsëriti deklaratat se Meta ka shpërdoruar postin e tij në favor të LSI-së, ndërsa shton se e ka bërë paraardhësin e tij Bujar Nishani të duket si ish-presidenti amerikan Tomas Xhefersoni.
“Për fat të keq Ilir nuk është president, është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të presidentit. E shpërdoron atë institucion dhe atë rol në funksion të ndërmarrjes politike që formalisht, por jo realisht e drejton e shoqja.
Pra presidenti, po e quajmë se e ka këtë titull, thotë çfarëdoqoftë se atij i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake pikë. Dhe ajo që tha Damiani është tipike për të shpjeguar se si Ilir Meta shpërdoron rolin që është një rol i unitetit kombëtar. Kështu e ka kushtetuta.
Dhe president që të përdorë një rrugë, një projekt rrugë për të përçarë e jo bashkuar duke keqinformuar, ky vend nuk ka pasur.
Ilir Meta ka bërë të paarritshmen, e ka bërë Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni. Se është ai që është, por në krahasim me Ilir Metën është Xhefersoni.
E vërteta është shumë e thjeshtë, ne kemi marrë për sipër të bëjmë dy gjëra që ju e dini siç e dinë ata që janë pak më në moshë këtu, janë premtuar jo para 30 vjetësh.”– deklaroi Rama.