Duke përmendur një rritje të vazhdueshme të rasteve të Covid-19, qeveria çeke braktisi planet për të rihapur dyqanet ‘jo thelbësore’ javën e ardhshme.
Ajo gjithashtu rriti skemën e maskimit, duke u kërkuar njerëzve të vinin dy maska kirurgjikale ose një aparat respirator në publik.
Dyqanet, që pritet të rihapen të hënën, nuk do të lejohen ta bëjnë këtë, thanë zyrtarët çekë të premten pas një takimi qeveritar mbi trajtimin e pandemisë.
“Situata pandemike nuk është e mirë, varianti i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar është ende duke u përhapur. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të mos hapnim dyqanet e mbyllura tani për tani.” – deklaroi në Twitter ministri i Industrisë, Karel Havlicek.
Rihapja e dyqaneve ‘jo thelbësore’, megjithatë, do të debatohet nga qeveria përsëri javën e ardhshme.
Republika Çeke është goditur rëndë nga pandemia e vazhdueshme, duke regjistruar më shumë se 1.1 milion raste dhe gati 19,000 vdekje – që do të thotë efektivisht një e dhjeta e 10.7 milionë shtetasve është infektuar. Aktualisht ajo ka nivelin më të keq të infeksionit në Evropë, duke raportuar 968 raste të reja për 100,000 njerëz.