Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares, Enkeleida Hoxha, Igli Kani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, ndërsa dyshohet se ky incident ka qenë i qëllimshëm pasi, pasi makina tip BMW Seria 1 është lyer me naftë dhe i është vënë flaka.
“Report TV” ka publikuar një video nga vendngjarja ku automjeti në qendër të Krujës shihet i shkrumbuar i tëri.
Zjarri fillimisht është konstatuar nga nëna e sekretarit. Zoti Kani ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me askënd.
(Lajmi në përditësim…)