Vendosni fjalën kyçe....

Dorëzohet Suedia? Qeveria paralajmëron më shumë kufizime teksa numri i rasteve me Covid-19 rritet


Qeveria suedeze, e cila më parë hezitonte të vendoste kufizime të ashpra Covid-19, tani ka propozuar zgjerimin e jashtëzakonshëm të fuqive të saj të bllokimit, pasi vendi paralajmëron për një valë të tretë të infeksioneve.

“Mund të bëhet e nevojshme të mbyllen pjesë të shoqërisë suedeze.” – tha ministrja e Shëndetësisë Lena Hallengren në një konferencë shtypi, duke shtuar se ekziston ‘një rrezik i mundshëm i një vale të tretë infeksioni’.

“Një valë e tretë është duke u zhvilluar në Evropë. Ne duhet të jemi vigjilentë.” – tha ajo.

Deklarata erdhi një ditë pasi Karin Tegmark Wisell, një zyrtare e lartë në Agjencinë e Shëndetit Publik të vendit, paralajmëroi për një ‘numër shumë të lartë’ të rasteve Covid-19 në Suedi.

Më shumë se 19,600 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në raportin e fundit javor, të botuar nga qeveria suedeze në 12 Shkurt.

Qeveria tashmë ka kompetenca për të mbyllur qendrat tregtare. Zyrtarët tani duan të jenë në gjendje të mbyllin të gjithë shitësit me pakicë, restorantet, palestrat, parukeritë e pishinat dhe të kufizojnë funksionimin e parqeve, kopshteve zoologjike, muzeve dhe galerive të artit. Sipas planit, autoriteteve lokale do t’u jepen kompetenca për të kufizuar aktivitetet në parqet publike.

Të gjithë këto propozime do të paraqiten për konsultime të mëtejshme deri më 26 shkurt, tha qeveria në deklaratë. Rregullat e reja ka të ngjarë të hyjnë në fuqi në 11 Mars, sipas medias lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *