Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit në Vlorë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘Ura e Bratit’ ndërsa dyshohet se personi me iniciale M.G. banues në Brataj është mbytur.
Njoftimi
“Vlorë/Informacion paraprak.
Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.