Lëvizjet e fundit të Iranit rrezikojnë kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore. Kështu paralajmëroi të enjten ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
“Sa më shumë presion të zbatohet, aq më e vështirë bëhet për të gjetur një zgjidhje politike.”– tha Maas, citon Reuters.
Bisedimet “janë duke u ndërlikuar ndjeshëm për momentin sepse Irani padyshim që nuk kërkon de-përshkallëzim por përshkallëzim – dhe po luan me zjarrin.”
Ky reagim i Maas vjen pasi Irani tha të hënën se do të bllokojë inspektimet e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së nga java e ardhshme nëse palët e tjera në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nuk mbajnë detyrimet e tyre, një sfidë kjo për ata që shpresonin që presidenti Joe Biden të kthejë SHBA-në në marrëveshje.