Gjykata e Lartë ia ka lënë detyrën Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e dosjes penale ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke e konsideruar atë si kompetente dhe duke refuzuar kërkesën e këtij të fundit.
Kujtojmë se Adriatik Llalla kishte kërkuar përmes avokatit të tij që dosja e tij të gjykohej nga Gjykata e Tiranës, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.
Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë. SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit sipas ligjit, ndërsa ky i fundit kërkoi rikthimin e pasurisë në Gjykatën e Lartë.
Akuzat ndaj Llallës lidhen me mosdeklarimin e një shume në Gjermani që Lalla e ka përdorur për shkollimin e vajzës së tij. Këto para Llalla pretendon se i ka marrë borxh nga një mik.