Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Rama tenton të përfshijë në fushatë presidentin Meta pas dështimit me diversionin PD-LSI


Para pak kohësh, kryeministri Edi Rama, një lojtar politik prej 20 vitesh nisi ta luftonte koalicionin PD-LSI me diversion, gjë që e ka arritur njëherë para tri vitesh.

Përmes retorikës së tij, kërkonte të nxiste një konflikt mes dy liderëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi (Për më shumë lexo këtu).

Ai shprehej se vetë kishte patur një pakt me Bashën, për ta “çuar për skrap LSI-në”. Mirëpo pasi kjo dështoi, duket se po përpiqet të gjejë një tjetër metodë për ta luftuar opozitën në prag fushate, dhe këtë po e bën duke tentuar të fusë presidentin në fushatë.

Ditën e djeshme ai akuzoi Metën se ka shpërdoruar detyrën në krye të shtetit për t’i bërë favore LSI-së.

Gjatë vizitës së tij në Vlorë ku ndodhej për të parë nisjen e procesit të vaksinimit, Rama tha se Meta ka shkuar në këtë qytet “natën dhe me makina pa protokollin përkatës”.

“Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjeshtë një shpërdorues i detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.

E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, shkon lart e poshtë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës. Takon njerëz mesa duket jo aq shumë dhe i duket e zbrazur komplet Shqipëria sepse shumë pak njerëz besojnë tek LSI-ja. Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket si katastrofë.”– shprehej Rama.

Të njëjtat deklarata ai i përsëriti edhe sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Vlorës, ndërsa shoqërohej nga deputeti Damian Gjiknuri.

E i frymëzuar nga Rama, edhe Gjiknuri u bë pjesë e këtyre deklaratave, duke thënë se i thënë Metës “mos hajde natën për politikë”, por e ftonte “të tregojë burrninë” duke shkuar ditën kur të inaugurohet rruga Radhimë-Orikum.

Përgjigja e Metës

Këtyre deklaratave presidenti Ilir Meta iu përgjigj sot gjatë një konference me gazetarët, të cilët po prisnin ta pyesnin për këtë.

Meta tha se një president nuk ka frikë nga populli dhe se ai do të shkojë natën dhe ditën në Vlorë dhe në qytete të tjera, pasi sipas tij vetëm Kush ka frikë nga populli lëviz me protokolle sigurie, me eskortë dhe 400 makina shoqëruese”.

Ai hodhi thumba ndaj deputetit Gjiknuri: “Kujton se ka frikë presidenti nga Damiani? S’kam frikë nga Damiani e kur të dojë Damiani të marrë gurunë e të dalim së bashku në mes të Vlorës…”/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *