Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës e Gjiknurit: S’kam frikë unë, Damiani po të dojë të marrë gurunë e të dalim bashkë


Presidenti i vendit Ilir Meta u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me sulmet e kryeministrit Edi Rama sot nga Vlora, se ai ka vajtur në Vlorë natën dhe se ka shpërdoruar detyrën për të bërë politikë për LSI-në.

Meta tha se ai nuk ka shkuar natën në Vlorë por në mes të ditës dhe sepse e kanë kërkuar, por ai thotë se mund të shkojë kur në dojë në Vlorë e në qytete të tjera, ditën dhe natën sepse është presidenti i popullit dhe s’ka frikë nga populli dhe as nga deputeti Damian Gjiknuri.

“Nuk dëshiroj të shmangem nga thelbi i problemit.

Unë Vlorën e kam në zemër e do ta kem në zemër si çdo shqiptar i ndershëm. Zotërinjtë e duan Vlorën për ta future në xhepat e tyre, dhe i duket aq e vogël zotërisë sa ka çuar dhe Afrimin e Unazës së Re atje dhe e keni parë sa përmbytet Vlora.

Nuk kam shkuar unë në Selenicë, por kanë ardhur banorët e Selenicës këtu duke bërë peticion. Ata u nënshtruan sepse u thashë se ky projekt do të bëhet siç ka qenë. Dhe presidenti nuk ka ikur fshehura por ka ikur në mes të ditës atje.

U takova me popullin e Selenicës dhe jo drejtorët e Vlorës. Dhe ka qenë përsër Presidenti që ka vajtur se e kërkuan nga Vlora në Orikum.

Do shkoj përsëri atje dhe le të vijnë dhe zotërinjtë atje të takohemi me ta sepse ka një ligj për konsultimin publik. Presidenti ka vajtur ditën. E mund të shkojë dhe ditën dhe natën. Por po të vete natën do lajmëroj Damianin.

Presidenti lëviz në mes të popullit sepse është President i popullit, jo i bllokut.  Presidenti nuk ka frikë nga populli. Kush ka frikë nga populli lëviz me protokolle sigurie, me eskortë dhe 400 makina shoqëruese.

Por presidenti këtu nuk ka frikë nga populli dhe do të dalë në mes të Vlorës, dhe në mes të Librazhdit. Ai të blejë pajisje jetëshpëtuese. U bë një vit e ca. Nuk vazhdohet në këtë mënyrë, duhet seriozitet. Dhe dy janë çështjet më të rëndësishme, pandemia dhe ekonomia.

Janë shqetësuar nga mesazhet e presidentit, le të shqetësohen dhe tmerrohen të gjithë ata që mendojnë se do të bëjnë tërmet, si në Dibër e kudo. Qofshin punonjës police apo banditë, gjithçka qofshin. Zgjedhjet e para katër vitesh kanë qenë të manipuluara, e di gjithë bota. Dosjet u bënë ping-pong. 

Kujton se ka frikë presidenti nga Damiani? S’kam frikë nga Damiani e Damiani kur të dojë Damiani të marrë gurunë e të dalim së bashku në mes të Vlorës.  Të marrë dhe gjithë drejtorët e hipotekave . Por edhe po ti marri bëhet mitinhu u paligjshëm se bëhen 50 veta.” tha Meta.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *