Numra rekord studentësh kanë aplikuar për të studiuar për infermieri në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar gjatë pandemisë së koronavirusit.
BBC shkruan se numri i njerëzve që aplikojnë për kurse infermierie është rritur me pothuajse një të tretën (ose me 32%), sipas statistikave nga shërbimi i pranimeve universitare.
Shefja ekzekutive Ucas, Clare Marchant tha se kjo rritje vjen nga “historitë frymëzuese” që të rinjtë kanë dëgjuar gjatë këtij viti.
Qeveria britanike thotë se është “një hap tjetër afër” për të ofruar 50 mijë infermierë më shumë për Shërbimi Kombëtar Shëndetësor.
Shifrat e Ucas tregojnë se kishte 60,130 aplikantë për infermierinë deri më 29 janar. Po ashtu është rritur me 27% nga viti i kaluar, numri i atyre që kanë braktisur shkollat dhe që aplikojnë për infermierinë. Duke arritur në një shifër record në 16,560 studentë.
Një tjetër e dhënë domethënëse është se më shumë se 10 mijë njerëz të moshës 35 vjeç ose më shumë, kanë aplikuar për të studiuar infermieri për herë të parë këtë vit. Kjo një rritje me 39%.