Një pinguin i verdhë është vërejtur për herë të parë zyrtarisht duke habitur shkencëtarët në mbarë botën. Një fotograf i jetës së egër kapi pamjen e zogut të rrallë midis mijëra pinguinëve bardhë e zi në një ishull të Atlantikut Jugor.
Yves Adams tha: “Unë kurrë më parë nuk kam parë dhe dëgjuar për një pinguin të verdhë. Kishte 120,000 zogj në atë plazh dhe ky ishte i vetmi i verdhë atje.”
Adams po drejtonte një ekspeditë dy-mujore dhe e pikasi zogun në një ishull në Georgian Jugore. Shkencëtarët dyshojnë se pamja paraqet zbulimin e një klase të re të pigmentit të pinguinit.
Në vitin 2012, një pinguin ‘i bardhë’ u pikas në një koloni pinguinësh në Antarktidë. Ngjyra e tij u mendua të ishte një mutacion gjenetik që hollon pigmentin në pendët e pinguinëve.