Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Vlora: Mandati i tretë na duhet të realizojmë punët që kemi në proces


Kryeministri Rama ka thënë nga Vlora se mandati i tretë i duhet për të përmbyllur punët që janë në proces në mbarë vendin.

Kreu i qeverisë ndodhet në qytettin bregdetar për nisjen e vaksinimit e në intervistën e dhënë në televizionin e tij personal në Facebook, ERTV, ka thënë se me investimet e  bëra nga qeveria e tij, vlera e pronës është rritur gjithandej dhe i ka shërbyer rritjes ekonomike.

“Kjo që po ndodh në Vlorë është vazhdimi i një ngjitjeje. Me gjithë këto karabina që s’u afrohej njeri ndërsa tani ka vajt metri katror 1800 euro. Rilindja Urbane nuk është fasadë, por shërben edhe për rritje ekonomike. Pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar në vlerë.

Biznesi është rritur në të ardhura. Këto nuk janë propagandë, por janë zhvillim ekonomik. Projekti do vazhdojë deri në Orikum, do kemi vijën më të gjatë shëtitëse në bregdet.

Pronat do të rriten goxha në vlerë. Mandati është mjeti për të arritur qëllimin, të realizojmë punët që kemi në proces. Gjithë pjesa e lumit të Vlorë do transformohet.” – tha ndër të tjera Rama mbrëmjen e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *