Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes disa personave në Bllok, njëri prej tyre përfundon në spital


Një sherr ka ndodhur këtë paradite në zonën e Bllokut, në Tiranë. Mësohet se disa persona kanë goditur me sende të forta një tjetër të identifikuar me inicialet J.M.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ka marrë mjekim në spital.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

 “Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *