Ikonës së futbollit argjentinas, Diego Maradona konsumoi pa vullnetin e tij pilula gjumi, të cilat i hidheshin në birrë nga një nga shërbëtoret e shtëpisë në mënyrë që ai të mos i shqetësonte shumë, ka pretenduar psikologia e tij.
Psikologia Griselda Morel, e cila punonte me djalin tetë vjeçar të futbollistit dhe vizitoi shtëpinë e tij para dhe pas operacionit të tij në kokë, pohoi se Maradonës i jepej alkool herët në mëngjes.
“Nëse ai ngrihej në orën 9 të mëngjesit dhe kërkonte birrë, atij i jepej. Një shërbëtore shtypi tabletat e gjumit dhe ia hodhi në birrë në mënyrë që ai të mos bënte zhurmë e të mos i shqetësonte.” – tha ajo para prokurorëve.
Deklarata e Morel, e cila doli në shtypin argjentinas, gjithashtu pohoi se Maradona ishte parë duke folur në telefon në dhomën e tij pa pasur një telefon në dorë.