Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet artisti se fyeu Mbretin, s’ndalet protesta prej ditësh në Barcelonë (Video)


Protestuesit në Barcelona kanë dalë në rrugët e qytetit për të disatën ditë radhazi. Ata vunë zjarre dhe bllokuan rrugët në demonstratat e furishme kundër arrestimit të reperit Pablo Hasel, i cili u dënua për fyerjen e Mbretit të Spanjës dhe lavdërimin e terrorizmit.

Turmat e protestuesve vunë barrikada të improvizuara nëpër Via Laietana, përpara se t’i vinin flakën kazanëve e barrikadave.

Protestat erdhën disa ditë pas demonstratave të ngjashme mbi arrestimin e artistit. Protestuesit u hodhën sende të ndryshme policëve ndërsa këta të fundit u përgjigjën me plumba gome. Një protestuese raportohet se humbi një sy kur u godit me një plumb gome, pretendoi grupi aktivist IRIDIA.

Hasel, emri i vërtetë i të cilit është Pablo Rivadulla Duro, u arrestua më herët të martën pasi barrikadoi veten brenda Universitetit të Lleida në Katalonjën perëndimore.

Më pak se dy javë më parë, ai u dënua me nëntë muaj burg dhe u gjobit pasi thirri ish-monarkun Juan Carlos I ‘hajdut’ e ‘bos të mafies’ si dhe për një postim në mediat sociale duke lavdëruar GRAPO-n, një grup terrorist spanjoll Maoist.

Dënimi dhe arrestimi i reperit nuk ishte përplasja e tij e parë me ligjin. Në 2014, Hasel u shpall fajtor për shprehjen e mbështetjes së tij për grupin terrorist separatist bask ETA, por dënimi i tij u pezullua në 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *