Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Rusi ish-këshilltari i Bundestagut, akuzohet se i dha informacione sekrete Berlinit


Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e një shtetasi rus nën dyshimet se ai ka kaluar informacione sekrete në Perëndim. Demuri Voronin ka punuar si këshilltar në parlamentin gjerman, duke këshilluar mbi politikat e energjisë, pretendojnë raportet.

Të premten, një gjykatës në Gjykatën Lefortovo tha se Voronin do të qëndronte pas hekurave, teksa prokurorët po përgatisin një çështje kundër tij për tradhti të lartë. Një burim i tha Interfax Neësëire se ai ‘dyshohet për transferimin e informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror në një nga vendet e NATO-s’.

Media lokale raportoi gjithashtu se Voronin kishte thënë se ai punonte në Bundestag në Berlin, duke siguruar shërbime analitike së bashku me parlamentarët e vendit.

Vitin e kaluar, Ivan Safronov, një ish-korrespodent për gazetat e Moskës, ‘Kommersant’ e ‘Vedomosti’, u arrestua nën akuzat e spiunazhit. Prokurorët besojnë se ai kishte transferuar të dhëna sekrete në Republikën Çeke, një anëtare e bllokut ushtarak të NATO-s. Ai kishte punuar për Roscosmos, agjencia hapësinore e Rusisë, në kohën e arrestimit.

Për shkak të ngjashmërive në akuza, avokati i Safronov u pyet të premten nëse kishte ndonjë lidhje midis tij dhe Voronin. Ivan Pavlov, megjithatë, tha se nuk kishte gjasa që rastet të ishin të lidhura.

 “Unë nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me lidhjen e Safronov me çështjen Voronin. Sidoqoftë, ne ende nuk kemi diskutuar arrestimin e Voronin me Safronov. Voronin është një ekspert i njohur. Ata ndoshta mund të ishin njohur. Por njohja e tyre nuk do të thotë se çështjet e tyre janë të lidhura.” –  i tha ai TASS. 

Në gusht të vitit të kaluar, një oficer i ushtrisë ruse nga Forcat Strategjike të Raketave Strategjike të vendit u arrestua nga FSB-ja. Zyrtarët thonë se ai u kishte kaluar informacione konfidenciale spiunëve ukrainas. Ai përballet me 20 vjet burg nëse dënohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *