Vendosni fjalën kyçe....

Basha flet pas takimit me Komisioneren Johansson: E njoha me planin anti-mafia të PD-së


Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka folur për mediat pas takimit me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson duke thënë se e ka njohur atë me planin e opozitës në qoftë se del fituese nga zgjedhjet e 25 prillit.

Basha tha se i prezantoi planin anti-mafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pata kënaqësinë të pres Komisioneren për punët e brendshme të BE. Në një kohë sfidash të jashtëzakonshme për BE dhe Shqipërinë e njoha atë me planin tonë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë dy pengesat kryesore se pse Shqipëria ka ngecur në vend numëro sa i përket procesit të hapjes së negociatave. Në veçanti e njoha me planin tonë antimafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me komisioneren për punët e brendshme të BE kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat për qytetarët shqiptarë dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm, pra kushtet që çuan tek reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët, pasaportat biometrike, kartat e identitetit, digjitalizimi i sistemit kufitar sollën diçka të paimagjinueshme para 11 vitesh që shqiptarët lëvizin pa viza në BE. Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullneti im politik që ta drejtoj atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të fitojnë të tjera të mira materiale dhe jo materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit të vendit. Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do të sjellë një përmirësim real në jetën e shqiptarëve”-deklaroi kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *