Vendosni fjalën kyçe....

Basha prezanton programin e PD-së për të persekutuarit: 100 euro shtesë në pension e pension si të minatorëve


Kreu i PD-së ka prezantuar sot programin e forcës politike që drejton për të përndjekurit politikë në vend.

Në fjalën e tij në 30-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Basha theksoi se opozita nuk do heshtë e nuk do ndalet deerisa të fitojë betejën ndaj qeverisë më 25 prill.

Ai e quajti ditën e zgjedhjeve, një ditë ku do vendoset mes demokracisë apo rënies në autokraci.

“Kjo është një betejë që duhet bërë dhe duhet fituar. Dhe fitorja do të marrë formë në 25 Prill me fitoren e zgjedhjeve. E vetmja mënyrë për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë është fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris që 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme për Shqipërinë. Është dita kur shqiptarët do të vendosin midis demokracisë dhe kursit të saj perëndimor apo bjerrjes së demokracisë dhe rënies në një autokraci me pasoja dërrmuese për shqiptarët e Shqipërinë. Është e qartë prasë ka në fakt vetëm një alternativë.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se zotohet që brenda mandatit të parë të qeverisjes së tij të përfundojë pagesat e familjeve të persekutuara nga regjimi si dhe të shihet mundësia që të burgosurve politikë t’u jepet një shtesë 100 euro mbi pension.

Po kështu Basha tha se qeveria e tij do krijojë lehtësi të reja për familjet e të përsekutuarve duke përfshirë bursa studim, kredi të buta, subvencionim të shërbimeve shëndetësore, etj.

“Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist. Atyre iu është bërë një dëm i pakthyeshëm në jetët e tyre dhe sa më shumë që e vonojmë këtë shpagim të vogël, aq më shumë rëndon mbi ne, dëmi që i është shkaktuar. Personalisht kam takuar të persekutuarit që sot e kësaj dite nuk kanë një gur varri ku të kujtojnë prindërit apo të afërmit e tyre. Prandaj, angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi ogurzi komunist i la pa varre dhe ta financojmë atë deri në përfundimin me sukses të plotë procesin dhe përmbylljen e tij brenda një kohe sa më të shkurtër. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Ne do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi, si dhe po shqyrtojmë mundësinë që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 euro shtesë mbi pensionet e tyre. Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese dhe torturat e kolonive ndëshkimore në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit. Do ti mundësojmë një pension si të minatorëve për ato vite që kanë punuar aty.” – tha ndër të tjera  Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *