Vendosni fjalën kyçe....

Biden po “punon drejtpërdrejt” me Big Tech për të censuruar dezinformimin mbi vaksinat anti-Covid


Administrata e presidentit amerikan Joe Biden thuhet se po punon drejtpërdrejt me gjigantët e Silicon Valley për të çrrënjosur dezinformimin që pengon përpjekjet e vaksinimit në SHBA, duke treguar përfshirje praktike në censurimin e Big Tech.

“Dezinformimi që shkakton hezitim nga bërja e vaksinave do të jetë një pengesë e madhe për të vaksinuar të gjithë dhe nuk ka lojtarë më të mëdhenj në këtë cështje sesa platformat e mediave sociale.” – i tha një burim me njohuri të drejtpërdrejtë në lidhje me bashkëpunimin.

“Ne po flasim me ta në mënyrë që ata të kuptojnë rëndësinë e dezinformimit dhe ta bllokojnë atë sa më shpejt.” – shtoi burimi.

Shtëpia e Bardhë më parë e pranoi punën me gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google për këtë çështje, por angazhimi i drejtpërdrejtë nuk u konfirmua, tha Reuters.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *