Kriptovaluta më e popullarizuar në botë, Bitcoin, ka arritur përsëri vlerë rekorde të shtënën në tregun aziatik.
Vlera e kësaj valute shkoi në 56.620 dollarë, duke shkaktuar rritje për 18 për qind vetëm brenda një jave e 92 për qind vetëm gjatë vitit 2021, shkruan Reuters.
Kriptovaluta e famshme u bë më e vlefshme më treg pasi u dhanë dëshmi se ajo ka filluar të pranohet nga investitorët dhe kompanitë e mëdha, si Tesla, Mastercard dhe BNY Mellon.
Vlerë rekorde shënoi edhe kriptovaluta e dytë sipas kapitalit në treg, Ether, duke shkuar në 2.040 dollarë dhe duke shënuar rritje javore për rreth 12 për qind.
Nga fillimi i vitit 2020, vlera e kriptovalutës Bitcoin u rrit për 593 për qind. Në atë kohë, vlera e Bitcoin ishte vetëm 7.208 dollarë.
Platforma për pagesa në internet, PayPal, njoftoi në tetorin e vitit të kaluar se do t’i lejojë klientët që të përdorin kriptovaluta që të bëjnë blerje nga 26 milionë shitësit që ekzistojnë në rrjetin e saj.