Laçi ka vijuar serinë e rezultateve pozitive në kampionat duke mundur në fushën e tij Kastriotin me rezultatin e ngushtë 1-0.
Tirana nga ana e saj është mundur në fushën e saj me të njëjtin rezultat nga Teuta, në një sfidë ku u desh të luante me një lojtar më pak 15 minuat e fundit.
Në derbin e Fierit, Apolonia është mundur brenda nga fqinjët e Bylisit me rezultat të ngushtë 1-0.
Në pritje të sfidave të ditës së nesërme Teuta e Laçi mbajnë vendin e dytë e të tretë duke rritur presionin ndaj Vllaznisë që nesër përballet me Skënderbeun në krizë të plotë.
Supersfida mes Kukësit e Partizanit do vendosë jo pak për objektivat e Partizanit për sa i përket titullit kampion.