17 persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19. Nga 3975 testime të kryera janë zbuluar 1153 persona më koronavirusin e ri.
Viktimat në vend janë 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë e dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë nga të cilët 35 janë në terapi intensive me 11 të intubuar.
Për sa i përket vaksinimit, sipas njoftimit zyrtar sot janë bërë 792 të tilla në mbarë vendin ndërsa që nga fillimi i procesit janë bërë 4969 të tilla.