Vendosni fjalën kyçe....

KSHZ-ja teston identifikimin elektronik të zgjedhësve (Video)


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve testoi ditën e sotme teknologjinë e cila do përdoret në zgjedhjet e 25 prillit për identifikimin e votuesve.

Në komisionin e improvizuar në Pallatin e Kongreseve u testua pajisja e cila në bazë të shenjës së gishtit dhe kontrollin elektronik të Letërnjoftimit do regjistrojë votuesit.

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.

Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje është e saktësia dhe koha e shkurtër për të identifikuar votuesin krahasuar me mënyrën e vjetër manual të identifikimit. Mesatarisht shkon një minutë.

Pajisja e verifikon shumë qartë dhe në mënyrë precizë nëse dikush tenton të votojë me një mjet identifikimi të falsifikuar. Qëllimi i pajisjes është që të lërë gjurmë të qartë dhe të plotë për rastet kur një votues voton në disa qendra votimi apo jo”-tha Celibashi.

Ndërsa për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, Celibashi shtoi se me shumë mundëis do jetë në njësinë nr.8 në Tiranë.

“Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin e çdo kujt të interesuar për këtë process pore ishte një mundësi se si kjo pajisje funksionon

Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, ai tha se me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *