Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka zbuluar diskutimet që pati me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson.
Meta thotë se ka diskutuar mbi bashkëpunimin me FRONTEX si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
“Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.
E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.
Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.”, shkruan Kreu i Shtetit.