Vendosni fjalën kyçe....

Pipero: Shkollat duhen mbyllur deri në fund të marsit, orari i kafeneve të jetë më i shkurtuar


Mjeku i spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero, ka thënë se shkollat duhet të mbyllen deri në fund të muajit mars dhe se orari i kafeneve duhet shkurtuar.

Ai e bëri deklaratën në A2, tha se propozimet e tij vijnë për shkak të situatës që po kalon vendi për sa i përket pandemisë Covid-19.

“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por ‘delivery’. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë.” – tha Pipero.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm, të respektojnë masat e vendosura kundër pandemisë, duke theksuar se ka një rritje të numrit të të prekurve e viktimave edhe mes moshave të reja.

“Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura.” – shtoi Pipero.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *