Vendosni fjalën kyçe....

Prej 30 vitesh në konflikt civil, rikthehen tensionet në Somali teksa palët luftojnë rrugëve të kryeqytetit (Video)


Civilët e tmerruar janë shpërndarë në kaos në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu ku trupat qeveritare kanë disa ditë që përplasen me armë me forcat e opozitës. Të shtënat kanë vijuar prej orësh ndërsa një seri shpërthimesh janë dëgjuar gjatë natës në kryeqytetin e vendit.

Pamjet e dëshmitarëve okularë nga Mogadishu synojnë të tregojnë ashpërsinë e luftimeve mes palëve, me protestuesit që dolën në rrugë të premten në mëngjes, pavarësisht nga rreziku i dukshëm dhe ndalimi i qeverisë për demonstratat.

Ish-presidenti i Somalisë, Sheik Sharif Sheik Ahmed, akuzoi forcat qeveritare për sulmin ndaj një hoteli ku ai po qëndronte përpara demonstratës së planifikuar të së premtes.

Automjetet e blinduara u panë duke patrulluar në rrugë. Ministri i Sigurisë, Hassan Hundubey Jimale, pretendoi se ‘milicia e armatosur sulmoi forcat qeveritare’. Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me bombë pranë pallatit presidencial të shtunën e kaluar në mëngjes.

Vendi ka qenë i përfshirë në një luftë të hidhur civile që nga viti 1991, me situatën që mund të përkeqësohet mes kësaj rritjeje të fundit të dhunës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *