Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitje dheu në afërsi të aksit Tiranë-Elbasan, dëmtohen barrierat mbajtëse


 

Një sasi dheu është shkëputur nga formacioni i tij duke përfunduar në barrierat e autostradës Tiranë-Elbasan.

Rrëshqitja ka ndodhur në fshatin Mushqet në Njësinë Administrative Krrabë.

Rrëshqitja rrezikon edhe tre banesa në këtë zonë. Shkak për rrëshqitjet në këtë zonë mund të jenë rreshjet e shiut për shkak të përbërjes gjeologjike të formacionit të tokës.

Në këtë zonë edhe për shkak të ndërtimit të autostradës ka pasur rrëshqitje të ndryshme, si ato në fshatin Ibë, apo edhe në dalje të tunelit ku për shkak të rrëshqitjes për disa muaj rresht u bllokua një krah i rrugës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *