Një sherr me thika në Skrapar ka rezultuar në plagosjen e dy të rinjve.
33-vjeçari me iniciale Xh.M pas një konflikti të çastit ka plagosur me thikë shtetasit E.M 22 vjeç dhe A.Ç 20 vjeç.
Dy të plagosurt janë dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, siç edhe portali lokal Çorovodaonline bën me dije ku dhe në videon e publikuar.
“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”- njofton policia.